Fillon një takim historik mes papa Françeskut dhe patriarkut rus Kirill

Bota February 12, 2016 - 23:00

Papa Françesku dhe patriarku ortodoks rus Kirill zhvilluan sot në Kubë një takim historik, i pari i dy krerëve të këtyre kishave që prej ndarjes mes të krishterëve të Orientit dhe të Perëndimit rreth një mijë vite më parë.

Dy personalitetet do të bisedojnë për rreth dy orë në një sallon të aeroportit, Jose Marti, në Havana, para se të nënshkruajnë një deklaratë të gjatë të përbashkët që do të flasë për persekutimin kundër të krishterëve dhe për mbrojtjen e vlerave kristiane në botë.