Tërmet i fuqishëm në Japoni, nëntë të vdekur (VIDEO)

Bota April 15, 2016 - 08:39

Së paku 9 veta kanë vdekur e 1000 janë plagosur gjatë disa tërmeteve me forcë o 6,5 gradë Richterit që e kanë goditur jugperëndimin Japonisë.

Agjencia AP thekson se pas goditjes së parë kanë ndodhur edhe 100 tërmete të tjera që kanë mundur të hetohen.

Tërmeti ka shkaktuar dëme shumë të mëdha materiale, shumë shtëpi, mijëra sosh kanë mbetur pa rrymë e dhjetëra mijëra persona kanë braktisur shtëpitë, transmeton Koha.net.

Tërmeti ka ndodhur në rajonin ku gjenden disa reaktorë bërthamorë, por ata nuk janë dëmtuar. Më shumë se 44 mijë persona janë evakuuar nëpër shkolla e objekt të tjera.

Ekipet shpëtimtare nëpër gërmadha po kërkojnë të mbeturi gjallë.