Kroacia e ka një tifoz të veçantë në Kosovë

Botërori 2018 July 12, 2018 - 11:53

Kroacia e ka një tifoz të flaktë në Kosovë, shkruan Zeri.info.

Madje, edhe më të zjarrtë sesa vetë tifozët kroatë.

Donati nga Prishtina është 7 vjeç dhe ditëlindjen e tij të shtatë e ka festuar dje me disa fanella të Përfaqësueses së Kroacisë.

Madje, familjarët ia kishin porositur edhe tortën e ditëlindjes në formë të fanellës kroate.

Image

Ndërkohë, gjatë mbrëmjes, Luka Modriç me shokë ia bënë atij ditëlindjen edhe më të ëmbël dhe dhuratë për ditëlindje ia dhuruan fitoren ndaj Anglisë, e cila e çoi Kroacinë në finale të Botërorit.

Me siguri, Donati nuk do ta harrojë kurrë ditëlindjen e tij të shtatë, e cila ishte mjaft speciale.

Ai shpreson që Kroacia të shpallet kampione e botës. /Zëri/

Të rekomanduara