Sipas shqiptarëve, cila skuadër do ta fitojë Kupën e Botës?! (FOTO)

Botërori 2018 July 15, 2018 - 15:12
Detajet

Finalja e Kupës së Botës që zhvillohet pas pak çastesh ne Rusi ndërmjet Kroacisë dhe Francës po pritët me interesim të madh edhe në Kosovë si ne gjithë botën. Shqiptarët ne Kosovë kanë simpati të madhe për ekipin e vendit mik nga Ballkani, gjë që është vërejtur prej vitesh. Por, në Kosovë nuk janë të paktë as tifozët e Francës qe po ashtu vlerësohet si një përkrahëse e madhe e Kosovës.

Mirëpo, shqiptarët në Kosovë besojnë se Kroacia sot do ta vulosë mrekullinë ë saj ne Botëror duke e fituar finalen e madhe. Sipas një sondazhi të bërë nga Zëri në faqen e vet në Facebook, 79 për qind të lexuesve besojnë se Kroacia do ta fitoj Kupën, kurse 21 për qind mendojnë se Franca do të fitojë.

Prej 5200 lexuesve të Zërit, 4100 kanë parashikuar fitore të Kroacisë kurse 1100 e kanë parashikuar një fitore të Francës./Zëri

Image

Të rekomanduara