Ja si dukej Kosova në vitin 1913 (FOTO)

Dosier August 28, 2016 - 20:46

Në këndvështrimin e dikujt, Kosova mund të ketë përparuar shumë, e nga pikëpamja e dikujt tjetër, nuk ka  lëvizur fare nga vendi.

Sidoqoftë, fotot e rralla që janë shkrepur në vitin e largët 1913, nga fotografi Frederik Buasona (Frédéric apo Fred Boissonnas, 1858-1946), tregojnë se 113 vjet më parë, Kosova ishte thjeshtë një arë, fushë, mal e lëndinë e madhe.

Fotografi  zviceran i cili lindi në një familje të njohur fotografësh në Gjenevë, vendosi që atë vit të kryente një udhëtim nëpër rajonin e Ballkanit, raporton lajmi.net.

Nëse doni ta shikoni se si dukej Gjilani, Ferizaj, Prishtina, Fushë Kosova, Graçanica apo Gryka e Kaçanikut, atëherë mjafton të shikoni fotot më poshtë.

Ky fotograf, në vitin 1919 themeloi shtëpinë botuese Editions Boissannas dhe botoi gjithsej rreth 50 libra.

Ky koleksion i fotografive të Fred Buasonasë është vetëm një pjesë e vogël e fotografive që ai bëri në Greqi dhe në jug të Ballkanit.

Prishtina në vitin 1913

Image

Nxënësit serbë në një shkollë në GraçanicëImage

Manastiri i GraçanicësImage

Varrezat në Fushë KosovëImage

Tregu i kafshëve në Gjilan Image

Fshati i Ferizajit dhe Malet e Sharrit në sfond Image

Rruga në Grykën e Kaçanikut Image