Remzi Ejupi, president nderi i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare

Ekonomia April 28, 2017 - 16:01

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka nderuar biznesmenin e njohur kosovar, Remzi Ejupi, duke e shpallur president nderi të këtij institucioni.

Kjo me rastin e shënimit të 5 vjetorit të themelimit të po kësaj Ode në Republikën e Kosovës.

Kujtojmë se Remzi Ejupi ka qenë kryetar i parë i Odës Ekonomike, me ç’rast ka dhënë një kontribut të madh në  themelimin e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare. /Zëri/