Leonora Jakupi ua vë fajin ‘komshinjve’ për dështimin e kompleksit banesor (VIDEO)

Ekonomia May 21, 2017 - 21:14

Këngëtarja me prejardhje nga Skenderaj, Leonora Jakupi, ka treguar për pamundësinë e realizimit të kompleksit banesor në qytetin e saj të lindjes, Skenderaj.

Jakupi ka treguar se ka qenë e pamundur të realizohet projekti, dhe kryesisht fajin ua vë ca komshinjve me kërkesa të mëdha.

“Kanë qenë disa komshinj aty të cilët kanë pasur kërkesa shumë të mëdha. Ata faktikisht kanë një objekt banimi i cili është 69 metra katror ose 70 nuk e di saktë, dhe kanë kërkuar pesë banesa, edhe për djemtë të cilët nuk jetojnë aty fare, jetojnë diku tjetër”, shprehet Jakupi, duke shtuar që këto kohët e fundit kanë kërkuar plus edhe garazhe shtesë.

Jakupi thotë që e ka fituar atë ankand, por nuk ka qenë qëllimi i saj të ndërtojë pasi që është një kosto shumë e lartë, dhe nuk ma mundësi materiale për këtë.

“Atë sigurisht do të duhej ta merrte një kompani ndërtimi e cila ka eksperiencë në atë fushë”, thotë ajo.

Këngëtarja tregon që ka vuajtur shumë gjatë me atë projekt, për dy vite, gjatë të cilave ka paguar të gjitha shpenzimet e kërkuara nga komuna.

Më pas janë siguruar vendbanimet për banorët e asaj pjese që të zhvendosen nga aty, por ata nuk kanë pranuar të zhvendosen.

“Edhe komuna e ka pasur të pamundur të i largojë banorët nga aty”, tregon ajo, dhe shton që nuk ka dashur të i largojë banorët pa dëshirën e tyre, dhe si rezultat ka mbetur projekt i parealizuar.

Si përfundim Jakupi ka kërkuar në komunë të tërhiqet sepse nuk ka mundësi të vazhdojë, dhe se nuk do të ketë as me komshinjtë e saj telashe.

“Edhe pse natyrisht nuk më kompensohen të gjitha mjetet të cilat janë harxhuar për atë projekt, por s’ka rëndësi. Me rëndësi që… që thonë me faqe të bardhë”, përfundon ajo./Express Roze