Transformatorë, shtylla e kabllo të reja për Lugbunar të Gjakovës

Ekonomia June 29, 2017 - 23:57

Lugbunari i Gjakovës është një fshat i qetë, me banorë punëtorë, një komunitet i kulturuar, mikpritës dhe me shpirt ndërmarrës që tashmë po e gëzon edhe investimin energjetik nga KEDS.

Për dy vite rresht KEDS, në këtë fshat ka zëvendësuar në tërësi rrjetin energjetik, nga ai i vjetër me të riun, sipas standareve të larta europiane.

Në KEDS kanë treguar që në Lugbunar kanë vendosur transformatorë të rinj, shtylla betoni e kabllo të reja.

“Një Transformator i ri me fuqi 400 kVA, një tjetër transformator i ri me fuqi 250 kVA, dhe një tjetër po ashtu i ri me fuqi 100 kVA, që gjithësejt janë tre. Si dhe 7 mijë e 500 metra kabllo ajrore për tension të ulët bashkë me 60 shtylla betoni për tension të mesëm dhe 116 shtylla betoni për tension të ulët janë investimet për fshatin Lugbunar” thuhet në njoftimin e KEDS.

Efektet tashmë ndjehen nga komuniteti.  Kualiteti dhe stabiliteti i tensionit në furnizim janë produkt i investimeve të KEDS-it në këtë fshat. Kjo i ka gëzuar si ekonomitë familjare ashtu edhe bizneset e vogla në këtë rajon.

Në mesin e përfitueseve është edhe Frashër Nikaj, një banor i cili thotë se para këtij investimi, banorët kanë hequr të zinjët e ullirit nga tensioni jo-stabil.

“U bënë disa muaj që ne kemi tension stabil. Nuk rrezikojmë me ekonomitë tona e as elementët e amvisërisë”, shprehet Nikaj.

Edhe përfaqësues të familjeve Laskaj, Frrokaj e Dodaj shprehen mirënjohës ndaj KEDS- it.

Sipas KEDS-it 102 ekonomi familjare e biznesore të këtij fshati janë përfitues nga ky investim.

Image