Infrakos kërkon 1.8 milionë euro (Video)

Ekonomia August 27, 2017 - 21:25

Ndërmarrja publike për menaxhimin e hekurudhave “Infrakos” ka kërkuar 1.8 milionë euro për këtë vit që të mudn të operojë.

Në fakt, nga 3 gushti qarkullimi i tyre për transport të udhëtarëve brenda Kosovës është ndalë nga menaxhmenti i Trainkosit për shkak të mungesës se mjeteve financiare.

Ndalja e operimit në linjat e transportit të udhëtareve e zhyti edhe me shume në krizë ndërmarrjen pasi për çdo muaj po humb edhe nga 25 mijë euro.

Kjo krizë pritet të ketë efekt edhe tek 332 të punësuar në këtë ndërmarrje, pasi që menaxhmenti tanimë ka bërë me dije se ata nuk do të marrin paga për muajin gusht. /KlanKosova/