Ja kur pritet të fillojë bashkimi doganor Kosovë-Shqipëri

Ekonomia February 25, 2018 - 23:35
Konfirmim zyrtar

Lulzim Rafuna, këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë për dogana dhe tatime, ka thënë se bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka avancuar shumë.

Ai ka thënë, në një intervistë për “Epoka e re” se në muajin e ardhshëm do të ketë lehtësira doganore ndërmjet dy vendeve.

Sipas Rafunës, tani do të jetë një pikë e përbashkët doganore Kosovë-Shqipëri në kufirin Morinë-Vërmicë.

“Këtu do ta kemi ndryshimin më të madh në muajin e ardhshëm, ku do t’i vendosim të dyja doganat në një dritare të vetme”, ka thënë Rafuna.

Ai ka bërë të ditur se të dyja qeveritë janë duke ndërmarrë veprime për t’i eliminuar burokracitë institucionale.