Ja kur do të fillojnë punimet për parkingun nëntokësor te Fakulteti i Filologjisë

Ekonomia August 14, 2018 - 13:58
Lexo detajet

Drejtori i Planifikimit Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Genc Bashota ne një konferencë për media ka folur për tri çështje te rëndësishëm të cilat pritet të realizohen së shpejti në qytetin e Prishtinës,e ku nder to ka veçuar ndërtimin e parkingut nëntokësor tek Fakulteti i Filologjisë në Prishtinë raporton “Zëri.info”.

Bashota ka treguar për planin e ndërtimit dhe për atë se çfarë pritet të përmbajë ky parking në qendër të qytetit.

“Vlera e parashikimit për investim është 12 milion euro. Kemi planifikuar 500 vendpakingje por mund të shkojë edhe më shumë deti në 900. Sipërfaqja sipër saj do të gjelbërohet dhe do të shndërrohet në një park të ri për qytetin”, ka thënë ai.

 Fajin për ngecjen e këtij projekti Bashota e ka hedhur tek qeveria e kaluar.

LEXO EDHE: Brenda 18 muajsh në Prishtinë do krijohet Harta Zonale

“Qeveria e kaluar e ka bllokuar për dy vite këtë projekt. Tani Komiteri ndërministror për partneritet publiko-privat e ka miratuar këtë plan dhe e ka dërguar për procedim.

Bashota ka bërë të ditur se në nëntor do të zgjidhet përfundimisht kompania e cila di ta ndërtojë këtë parking. Ai ka deklaruar se deri tani në garë janë 6 kompani.

“Janë paraqitur 6 kompani për kualifikim. Ne jemi në fazën e shqyrtimit të aplikacioneve dhe besojmë që deri në javën e ardhshme të i zgjedhim kompanitë për kualifikim. Ka fundi i nëntorit do ta kemi kompaninë e cila do të i bëj punimet me një plan të caktuar”, ka përfunduar ai./Zëri