Ambasada e SHBA-së reagon për taksën ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja

Ekonomia November 13, 2018 - 18:01
Lexo detajet!

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Colleen Hyland, është deklaruar për taksën e vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. 

Hyland nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në ‘Twitter’ ka thënë se ngritja e taksës krijon pasiguri për bizneset dhe paqëndrueshmëri ekonomike.

LEXO EDHE: Bie importi nga Serbia e Bosnja, rriten të hyrat për 300 mijë euro

Ajo gjithashtu ka shtuar se Kosova nuk përfiton nga ngritja e detyrimeve ndaj anëtarëve të tjerë të CEFTA-s.

“Ngritja e detyrimeve ndaj anëtarëve të tjerë të CEFTA-s nuk i sjell përfitime Kosovës. Krijon vetëm pasiguri për bizneset dhe krijon paqëndrueshmëri ekonomike. Më mirë të futet më shumë përpjkeje në sigurimin e një të ardhmeje të begatë nëpërmjet dialogut.”, ka shkruar Hyland në Twitter.

Mirëpo, Qeveria e Kosovës e ka arsyetuar vendimin ndaj Serbisë si të duhur për të mbrojtur prodhimet vendore.