Alarmohen bizneset serbe pas vendosjes së taksës nga Kosova

Ekonomia November 16, 2018 - 11:28
Detajet

Biznesmeni serb, Radovan Mijatoviq, pronar i kompanisë ‘Hemotehna’ në Suboticë, ka thënë se nëse nuk merret ndonjë nismë për heqjen e taksës së vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, atëherë bizneset serbe do të humbasin shumë shpejt tregun në Kosovë.

“Situata aktualisht është tre herë me keq se një vit më parë, një masë e ngjashme ishte prezantuar edhe për miellin”, ka thënë Mijatoviq për agjencinë e lajmeve ‘Beta’, transmeton Gazeta Express.

LEXO EDHE: Ngrihen çmimet e qumështit dhe të prodhimeve të qumështit në veri

“Ne jemi duke humbur tregun seriozisht, veçanërisht për shkak se disa kompani vendase nuk mund të eksportojnë në tregjet e largëta për shkak të natyrës së mallrave”, ka shtuar tutje biznesmeni serb.

Sipas tij, duhet të bëhet një ndarje ndërmjet politikës dhe ekonomisë.

Ai ka treguar se si tani pas vendosjes së taksës kompanisë së tij i duhet të paguajë 5000 euro më shumë për produktet që dëshiron të eksportojë në Republikën e Kosovës.