Adria Airways rrezikon udhëtaret me avionë të nxjerr jashtë përdorimit

Adria Airways rrezikon udhëtaret me avionë të nxjerr jashtë përdorimit

Ekonomia June 17, 2019 - 13:18
Lexoni detajet

Avion të vjetër që në shumë shtete janë nxjerr jashtë përdorimit për shkak të sigurisë, po përdorën nga kompania “Adria Airways” për fluturimet drejt Kosovës, duke rrezikuar kështu seriozisht qytetaret që përdorin këto shërbimet e kësaj kompania për të fluturuar nga Kosova dhe anasjelltas, shkruan gazeta "Metro"

Adria Airways ka thënë se operacionet e fluturimeve do t’i kthehen normalitetit nga korriku pasi pasagjerët e saj vazhdojnë të përjetojnë vonesa të shumta, anulime dhe kombinime të fluturimeve. Transportuesi ajror slloven vuri në dukje se ndërprerjet e përhapura të vazhdueshme në rrjetin e saj vijnë si rezultat i arsyeve teknike dhe operacionale.

“Kërkojmë ndjesë për të gjithë pasagjerët për shqetësimet e shkaktuara dhe ne i sigurojmë ata se po bëjmë gjithçka në mënyrë që të gjejmë zgjidhjet më optimale për udhëtimet e tyre”, tha transportuesi ajror në një deklaratë.

Fluturimet në mbrëmje janë më të prekura, sidomos ato të Shkupit dhe Prishtinës. Gjatë ditëve të fundit, Adria Airways ka kombinuar disa nga shërbimet e saj në Podgoricë dhe Sarajevë, në Munih dhe Cyrih, si dhe në Shkup dhe Tiranë.

Aktualisht, disa avionë të Adria Airways janë jashtë shërbimit. Kjo përfshin dy avionë Bombardier CRJ900, të regjistruar S5-AFA dhe S5-AAL, të cilat janë të stacionuar në Lubjanë dhe që mungojnë motorët e tyre, ndërsa një Airbus A319, i regjistruar S5-AAX, u kthye në shërbim dje pas më shumë se një muaji.

Adria gjithashtu aktualisht është duke përdorur disa avionë të marrë me qira, duke përfshirë një turboprop Nordica ATR72, si dhe një Trade Air Fokker 100, i cili po përdoret në operacionet e tij jashtë Prishtinës. Këta avion me qira afatshkurtra, që paraprakisht përfshinte edhe një avion Carpatair F100, ishin planifikuar të funksiononin deri në fund të majit, megjithatë përdorimi i tyre që nga ajo kohë është vazhduar, shkruan tutje Metro

Çështjet e vazhdueshme që po ndodhin në Adria janë në kontrast të drejtpërdrejtë me premtimin e menaxhmentit se do të stabilizonte operacionet e kompanisë për sezonin veror 2019 në mënyrë që të shmangin një përsëritje të vitit të kaluar, gjë që rezultoi në anulimin e rreth 100 fluturimeve.

“Prioriteti ynë është të stabilizojmë operacionet tona dhe të rivendosim besimin e udhëtarëve tanë”, tha drejtori i përgjithshëm i linjës ajrore, Holger Koëarsch, në fund të vitit të kaluar.

Duke klikuar në këtë LINK ju gjeni edhe informatë zyrtare./Metro

Image

Image