OAK-u kërkon nga Qeveria lejimin e banjave që të ushtrojnë veprimtarinë e tyre

OAK-u kërkon nga Qeveria lejimin e banjave që të ushtrojnë veprimtarinë e tyre

Ekonomia September 22, 2020 - 15:49

Oda e Afarizmit e Kosovës u është drejtuar ministrit Zemaj dhe kryeministrit të Kosovës me një shkresë, ku ka kërkuar që të lejohet ushtrimi i veprimtarisë së punës për banjat e Kosovës.

Ata thonë se për 7 muaj 3 banjat, të cilët kanë 1000 punëtorë, kanë mbetur të papunë.

“Sipas banjave, tani e 7 muaj 3 banjat me gjithsej 1000 punëtorë, shumica të profesionit shëndetësor si doktorë specialistë, fizioterapeutë, infermiere e staf tjetër teknik, janë të papunë dhe nuk fitojnë asnjë të ardhur tjetër, duke i lënë punëtorët, qytetarë të Republikës së Kosovës, në mëshirën e kohës”, njoftoi OAK-u, transmeton “Zeri.info”.

Sipas OAK-ut, gjatë këtyre muajve qytetarët e Kosovës në pamundësi që t’i marrin shërbimet e kujdesit shëndetësor në Kosovë kanë vizituar qendrat rajonale në Shqipëri, Maqedoni, Mali të Zi dhe Serbi.

“OAK-u ka kërkuar nga ministri që të shqyrtojë këtë vendim dhe të bëjë hapjen e banjave në Kosovë, që janë të licencuara në MSH si spitale speciale dhe janë pjesë e institucioneve shëndetësore të kujdesit shëndetësor, thuhet në letrën e dërguar. OAK-u konsideron se deri më tani kemi një dështim të Qeverisë për mbështetje financiare për bizneset, për mbulimin e pagave për punëtorë të sektorëve të mbyllur me vendim të Qeverisë dhe kjo po e bën të pamundur mbijetesën e punëtorëve të këtyre bizneseve”, theksojnë ata. /Zëri