U dalin para më shumë në xhirollogari kadetëve, MF-ja: Me pagën e marsit do të bëhen barazimet

U dalin para më shumë në xhirollogari kadetëve, MF-ja: Me pagën e marsit do të bëhen barazimet

Ekonomia March 03, 2021 - 11:38

Në pagën e muajit shkurt disa kadetëve të rinj të Policisë së Kosovës u kanë dalë më shumë para në xhirollogari.

Sipas disa kadetëve, ata në llogaritë e tyre bankare kanë pranuar deri në 2.000 euro sesa paga e paraparë prej rreth 280 euro.

Lidhur me këtë Ministria e Financave thotë se për shkaqe teknike te disa kadetë të rinj koeficienti i pagës u është llogaritur më lart.

Drejtori i Thesarit të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka thënë se me pagën e muajit mars do të bëhen barazimet në pagë.

“Njoftojmë se për shkaqe teknike, te disa policë të rinj (kadetë), që kanë hyrë për herën e parë në listë, grada u është aplikuar jo e duhur dhe për rrjedhojë ka dalë koeficienti më lart. Kjo është evituar menjëherë dhe me pagën e muajit mars bëhen barazimet në pagë dhe vazhdon normalisht procesi”, tha Ahmeti.

Ai shton se kadetët janë në listë të pagave dhe se sipas tij një barazim i tillë ndodh çdoherë.

“Këtu s’kemi të bëjmë me ndonjë problem, meqë ata janë në listë të pagave dhe një barazim i tillë ndodh çdoherë, në këtë rast në bashkëpunim me administratës se policisë. Janë aspekte teknike pa pasoja ligjore as financiare”, përfundon Ismaili. /Telegrafi