Gastronomët ndihmojnë 150 familje me rastin e Fitër Bajramit

Gastronomët ndihmojnë 150 familje me rastin e Fitër Bajramit

Ekonomia May 12, 2021 - 22:28

Sektori i Gastronomisë në Kosovë, është përballur me probleme ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.

Pavarësisht vështirësive financiare me të cilat janë përballur tash e një vit, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, sot kanë ndihmuar 150 familje në nevojë me rastin e festës së Fitër Bajramit, transmeton Zeri.info.

"Kësaj here, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës së bashku me anëtarët e saj, me rastin e Fitër Bajramit, ka vendosur të organizojë këtë aktivitet bamirës, duke ndihmuar më shumë se 150 familje në nevojë me pako ushqimore dhe sanitare në tërë Kosovën", thuhet në postimin e shoqatës në rrjetet sociale.

"Në gjendjen që ka ardhë vendi ynë, numrat asnjëherë nuk mjaftojnë, por sadopak mjafton fakti për të gëzuar një familje të një vllau ose motre shqiptare", thuhet në shkrimin e Shoqatës së Gastronomëve./Zëri