Shefat e Volksbank në Gjermani vizitojnë Devolli Corporation (FOTO)

Shefat e Volksbank në Gjermani vizitojnë Devolli Corporation (FOTO)

Ekonomia July 30, 2021 - 20:51

Reiner Mellis dhe Roberto Milandri, dy nga drejtuesit e Volksbank Dusseldorf në Gjermani, të shoqëruar edhe nga afaristi kosovar në Gjermani, Artan Berisha, kanë vizituar kompanitë e Devolli Corporation, si dhe objektin që ndajnë Klan Kosova e Artmotion.

Kryesuesi i Bordit Ekzekutiv të Volksbank, Mellis tha se janë të impresionuar me zhvillimin ekonomik që po shohin në Kosovë.

Kjo derisa lavdëruan edhe punën e bashkëpunëtorëve të tyre në Kosovë, Devolli Corporation.

”Është zhvillim impresionues dhe vërtet gjërat janë rindërtuar janë rinovuar, për shembull kam vizituar fabrikën e kafesë Prince Cafe, si dhe kompaninë e dyshekëve “Comodita”, që janë zhvilluar shumë. Devolli Corporation bën një punë mbresëlënëse. Ne e kemi përmendur edhe në Gjermani që punëtorët nga Kosova janë të shkathtë”, theksoi Mellis.

Drejtuesit e bankës që ka 5.5 miliardë dollarë kapital në kredi dhe kursime thanë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Kosovën në fushën e zhvillimit ekonomik. Volksbank ishte ndër bankat e pakta që në kohën e mbylljes totale punuan në Gjermani dhe ku klientët mund të merrnin shërbime.

Image

Image

Image

Image

 

Ky është artikull i sponsorizuar.