100 eurot për studentët dhe punëtorët privatë, edhe pak orë deri në mbylljen e aplikimit

100 eurot për studentët dhe punëtorët privatë, edhe pak orë deri në mbylljen e aplikimit

Ekonomia June 05, 2026 - 09:00

Gjatë ditës së sotme pritet të përfundojë afati për aplikimin për mbështetjen financiare prej 100 eurosh në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.

Lidhur me këtë ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë thirrje dje që të gjithë përfituesit potencialë që ende nuk kanë aplikuar, ta bëjnë këtë brenda afatit.

“Për të gjithë ata që ende nuk kanë aplikuar për masat nga Pako e Përballjes me Inflacion 2.0 (studentët dhe punëtorët e sektorit jopublik), afati për aplikim është i hapur edhe nesër. Sigurohuni që të dhënat që i plotësoni të jenë të sakta, në mënyrë që aplikimi juaj të mund të procesohet me sukses”, shkroi Murati.

Ai ka bërë të ditur se studentët mund të aplikojnë përmes platformës eKosova, ndërsa punëtorët e sektorit jopublik përmes formularit të publikuar në faqen e Administratës Tatimore të Kosovës.