Kusari-Lila prezanton sot masat antidumping ndaj Serbisë dhe kufizimet për importe
Foto: Laura Hasani

Kusari-Lila prezanton sot masat antidumping ndaj Serbisë dhe kufizimet për importe

Ekonomia June 05, 2026 - 10:04

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, do të mbajë sot një konferencë për media, ku do të prezantojë dy vendime të rëndësishme të marra së fundmi nga Ministria.

Sipas njoftimit, gjatë konferencës do të bëhet prezantimi i vendimit për vendosjen e masave anti-umping ndaj Serbisë, si dhe vendimit për kufizimin sasior të importeve.

MINTI nuk ka dhënë detaje shtesë për përmbajtjen e këtyre vendimeve, ndërsa pritet që ministrja Kusari-Lila të shpalosë arsyetimin dhe efektet e tyre gjatë adresimit para mediave. /Zëri