Mendimet më të bukura mbi Jetën

Jetë October 12, 2017 - 21:20

“Koha jote është e kufizuar, prandaj mos e humb duke jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos lejo të futesh në kurth nga dogma, që është rezultat i mendimeve të të tjerëve. Mos lejo që shamata e mendimeve të njerëzve të tjerë, të ngulfasin zërin tënd të brendshëm. Dhe, më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, ki guxim gjithmonë të ndjekësh zemrën tende dhe intuitën tënde. Ato dinë se çfarë dëshiron të bëhesh përnjëmend. Çdo gjë tjetër është sekundare.” (Steve Jobs)
“Duke qenë ajo që jemi dhe duke u bërë ajo që ne jemi të aftë për t'u bërë, është  fundi i vetëm i jetës.” (Robert Louis Stevenson)
“Na duhen tri jetë: Një për të bërë gabime, një për të korrigjuar gabimet, një për të rishijuar gjithçka.”(Alberto Jess)
“Nëse nuk ngjitesh, nuk mund të biesh. Por, të jetosh tërë jetën tënde përtokë, nuk do të të dhurojë asnjë kënaqësi. (i panjohur)
“Çdo ditë e jetës është unike, por ne kemi nevojë të ndodhë diçka për ta kujtuar. Nuk ka rëndësi a kemi rezultate a jo, se a lëmë përshtypje a jo, thelbësore për shumicën prej nesh, është diçka që nuk është shihet, por që është ndjerë në zemër.”(Aruki Murakami)
“Nëse jeni me aq fat, sa të gjeni llojin e jetës që ju pëlqen, duhet të gjeni edhe guximin për ta jetuar atë.”(John Irving)
“Frika nga jeta është sëmundja kryesore e shekullit të njëzetë.” (William Lyon Phelps)
“Jeta është e shkurtër. Thyej rregullat! Falju gabimet shpejt! Puth  ngadalë! Duaj përnjëmend! Qeshuni i pakontrolluar dhe mos u pendo për asgjë që ju bëri të buzëqesheni!” (Robert Doisneau
“Në jetë ka dy gjëra për të kërkuar: Së pari të arrini  atë që dëshironi, dhe e dyta të kënaqeni sa më shpejtë me të. Vetëm njerëzit mençur arrijnë të dytën.” (Logan Pearsall Smith)
“Ka vetëm një lloj suksesi: Ta jetoni jetën ashtu si dëshironi ju.” (Henry David Thoreau)
“Don jetën? Atëherë mos e humb kohën, sepse është substanca nga e cila është krijuar jeta.” (Benjamin Franklin)
“Kush ka një PSE  për të jetuar, mund të përballojë pothuajse çdo SI.” (Friedrich Nietzsche)
“Çdo qenie njerëzore, gjatë jetës së tij/saj, mund të përvetësojë dy qëndrime: Të ndërtojë ose të mbjellë. Prodhuesit mund të kalojnë vite të zënë me detyrën e tyre, por herët a vonë, ata përfundojnë me atë që po bënin. Pastaj ata ndalen dhe mbeten aty, të mbyllur në muret e tyre. Kur ndërtimi përfundon, jeta humb kuptimin.
Ata që kultivojnë bimë me stuhi dhe stina, rrallë pushojnë, por, ndryshe nga një ndërtesë, kopshti nuk pushon së rrituri. Ai kërkon vëmendjen e kopshtarit, por, në të njëjtën kohë, lejon që ai të jetojë si në një aventurë të madhe.” (Paulo Coelho)
“Ka dy mënyra për të jetuar jetën. Njëra është të mendosh, se asgjë nuk është  mrekulli. Tjetra është, të mendosh se gjithçka është një mrekulli.” (Albert Einstein)
“Kryevepra e vetme është të jetosh.”(Gilbert Cesbron)
“Jeta është bërë nga çaste shumë të rralla me intensitet të madh dhe intervale të panumërta. Megjithatë, shumica e njerëzve, pa përjetuar çaste magjike, përfundojnë duke jetuar vetëm me intervale.” (Friedrich Nietzsche)
“Ju duhet të jetoni ashtu siç mendoni, përndryshe do të përfundoni duke menduar për mënyrën se si keni jetuar.”(Paul Bourget)
“Të vdesësh nuk është asgjë: Të mos jetosh është e tmerrshme.”(Victor Hugo)
„Nëse ka një mëkat kundër jetës, nuk është ndoshta aq shumë dëshpërimi, sa shpresa për një jetë tjetër, duke i hequr madhështinë e mrekullueshme kësaj. (Albert Camus)
“Gabimi më i madh në jetë është, të kesh gjithmonë frikë nga gabimet. “(Elbert Hubbard)
„Jeta është 10% e asaj që ju ndodh dhe 90% e asaj si reagoni.“ (Charles Swindoll)
„Jeta është bërë nga ditë që nuk kanë asnjë kuptim, por dhe nga çaste që kanë çdo kuptim.“ (i panjohur)
„Ndoshta jeta është si një lumë që shkon në det. Ai nuk shkon aty ku kishte ndër mend të shkojë, por përfundon aty, ku dëshironte të ishte.“ (Fabrizio Caramagna)
„Këtu është testi se a ka përfunduar misioni juaj në tokë. Nëse jeni gjallë, nuk ka marrë fund.“ (Richard Bach)
„Jeta jonë fillon të përfundojë ditën, kur nuk themi asgjë për gjërat e rëndësishme.“ (Martin Luther King jr)
„Nëse nuk vendos për jetën tënde, dikush tjetër do të vendosë për ty.“ (Leo Buscaglia)
„Nëse don jetën, jeta ta rikthen dashurinë tënde.“ (Arthur Rubinstein)
„Dështimi i vetëm i vërtetë në jetë është, mosveprimi në përputhje me vlerat vetjake.“ Buda