Dëshironi një natë të zjarrtë në shtrat, atëherë shmangni këto ushqime

Jetë January 18, 2019 - 09:10
Lexoni detajet

Yndyrat e ngopura në patatinat e skuqura mund të ndikojë negativisht në nivelet e testosteronit dhe qarkullimit. Sasi të mëdha të kripës mund të ndikojnë negativisht tek meshkujt që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, dhe  është më e vështirë për të mbajtur ereksionin, përcjell "Zëri.info".

Të kesh një natë të zjarrtë në dhomën e gjumit, është dëshira e secilit. Dhe përderisa përgatitjet për një natë të tillë duhet të fillojnë herët, janë disa veprime të cilat me apo pa vetëdije, mund t’ua prishin tërë këtë plan. Dhe kjo ka të bëj me ushqimin që hani. Edhe pse ka ushqime të cilat vërtetë ju ndihmojnë që të kaloni momente të mrekullueshme në seks, siç janë arrat dhe çokollata, disa të tjera thjeshtë e shuajnë epshin tuaj, prandaj duhet shmangur.

Pijet energjike

Edhe pse pijet energjetike duken si diçka që rrit energjinë, sasi të mëdha të sheqerit dhe kafeinës janë të mira vetëm përkohësisht por kur efekti pushon, shkaktojnë molisje. Me fjalë të tjera mund të ndodhë që ju nuk keni energji të mjaftueshme të mbani të njëjtin ritëm deri në fund. Përveç kësaj shumë sheqer ulë nivelet e testosteronit.

Image

Toniku

Nëse ju pëlqen për të pirë xhin tonik, ne ju rekomandojmë që ta shmangni për netët kur ju jeni të sigurt që do të bëni seks. Nga pijet me gaz duke përfshirë ujë mineral dhe pije të buta, ju mund të bëheni i fryrë. Kinina, një përbërës i cili i jep shije të hidhur tonikut mund të ulë përkohësisht nivelin tuaj të testosteronit, dhe madje edhe të zvogëlojë nivelin e testosteronit, e cila është shumë keq për ata që duan të kenë një fëmijë. Një zgjedhje e mirë është çaj pa sheqer i cili nxit dëshirën, përmirëson përqendrimin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut të cilat janë kushtet ideale për seks.

Patatinat e skuqura

Yndyrat e ngopura në patatinat e skuqura mund të ndikojë negativisht në nivelet e testosteronit dhe qarkullimit. Sasi të mëdha të kripës mund të ndikojnë negativisht tek meshkujt që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, dhe  është më e vështirë për të mbajtur ereksionin. Hani një patate të pjekur në vend të atyre të skuqura në qoftë se  ju hahet një patate. Ajo stimulon lirimin e dopaminës, hormoni i lumturisë, që do të thotë se në shtrat do të jetë më mirë.

Ushqimi i konservuar

Kjo është një zgjidhje e thjeshtë për një darkë të shpejtë, por kjo zgjidhje e thjeshtë është edhe për të vrarë dëshirën për seks. Të gjitha ushqimet e konservuara përmbajnë nivele të larta të natriumit të cilat mund të shkaktojnë fryrje pasi që kripa nxit mbajtjen e likuidit. Nëse ju ende nuk doni të hiqni dorë nga ushqimi i konservuar, të paktën lani përmbajtjen e konservuar, mbani ushqimin në ujë për 20 minuta ashtu që uji të nxjerrë kripën e tepërt.

Image

Menta

Mentoli në gjethen e mentës redukton nivelet e testosteronit dhe makineria e seksit zvogëlohet. Nëse ju përtypni çamçakëz me shije mente pasi që ashtu frymoni lirshëm gjatë përtypjes, mund të keni probleme me nxehje dhe kjo sigurisht nuk do të jetë e rehatshme gjatë seksit. Nëse duhet të rifreskoni frymën tuaj para seksit, mos përtyp çamçakëz por pini çaj mente. Ajo përmban më pak mentol dhe ndikon më mirë sesa çamçakëzi.

Një shishe verë

Nëse një gotë verë e ngrohë atmosferën mos pini më. Mos mendoni se do të jetë edhe më mirë nëse ju pini më shumë. Alkooli ul ndjeshmërinë e prekjes dhe dobëson organizmin. Përveç kësaj, një studim i universitetit të Uashingtonit zbuloi se njeriu i matur mban ereksionin e tij më lehtë sesa i dehuri. Nëse synoni kënaqësinë e plotë, mos pini më shumë se dy gota para seksit.

Pemë pas shujtës

Ngrënia e dredhëz tingëllon si ëmbëlsirë seksi pas darke por mbetet vetëm tingëllim. Pemët treten shumë shpejt nëse nuk ka diçka që ngadalëson tretjen. Kjo mund të çojë në dhimbje barku, ngërçeve në stomak dhe problemeve të zorrëve. Mos hani pemë të paktën dy orë pas një darke të rëndë./ZERI