Aksident me motor, humb jetën i riu

Kronika August 13, 2016 - 21:19

Një 28-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në një aksident në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur tek ish-Klubi “Partizani”, ku sipas policisë shtetasi Jetnis Dollapi, rreth 28 vjeç, duke drejtuar motorrin, me targë TR 430 E, ka humbur drejtimin dhe është përplasur me muret anësore të rrugës.

Drejtuesi i motorrit u dërguar në SQU, ku më vonë ka humbur jetën.

Grupi hetimor  po kryen veprimet për të përcaktuar shkakun e humbjes së kontrollit.