Gjendet i vdekur një turist italian në Vlorë

Kronika August 13, 2016 - 23:31

Një turist italian është gjetur i vdekur në dhomën e hotelit në Radhimë, Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30.

Policia ka identifikuar shtetasin nga Bari i Italisë me inicialet N.M., rreth 57 vjeç, i cili ka qenë duke pushuar në Radhimë me shtetasen M.F., rreth 50 vjeçe, raporton Shekulli.

Paraprakisht dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga infarkti pasi shoqëruesja e tij (M.F) ka qenë prezente në momentin e ndodhjes së ngjarjes.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.