Për të penguar dëbimin, kosovari kërcënon se do të vrasë gruan

Kronika August 17, 2016 - 20:25

Për të penguar dëbimin e tij dhe të familjes në Kosovë, një kosovar 36 vjeçar ka kërcënuar se do të therte gruan dhe fëmijët. Ai e ka bërë këtë para syve të policëve, duke mbajtur në dorë një thikë kuzhine me të cilën kërcënonte gruan, njofton srw.de.

Kjo ka ndodhur sot (e mërkurë) në orët e paradites në Ramstein (Kaiserslautern, Gjermani), në momentin kur policët kishin shkuar në banesën ku ishte e strehuar familja prej gjashtë anëtarësh, përcjell albinfo.ch. Ai kërcënonte se do ta godiste gruan e tij 34 vjeçare nëse policia nuk do të anulonte dëbimin e familjes, njofton policia.

Përfundimisht është dashur të ndodhte ndërhyrja e forcave speciale për ta neutralizuar dhe arrestuar 36 vjeçarin. Gruaja dhe katër fëmijët nuk kanë pësuar lëndime dhe për ta po kujdeset Enti i kujdestarisë për të rinj.