Ndjekje si nëpër filma e dy trafikantëve shqiptarë (Video)

Kronika August 22, 2016 - 20:33

Mediat italiane kanë publikuar pamjet kur trafikantët shqiptarë ndiqen nga policia italiane në det të hapur.

Dy shqiptarët po tentonin të transportonin me motora uji 2 tonë marihuanë me vlerë 2 milionë euro, kur u pikasën nga policia kufitare e Barit.

Gjatë ndjekjes në det, njëri prej trafikantëve hodhi drogën dhe mbërriti në breg duke përfituar edhe nga errësira.
Kërkimet për gjetjen e tij vazhdojnë ende. Ndërsa, shqiptari i dytë u ndalua nga autoritetet italiane.

Mediat lokale thonë se trafikantët ishin nisur nga Vlora në drejtim të Italisë me motora uji për të transportuar marihuanën.