Tragjedi në Hamidi të Obiliqit

Kronika August 22, 2016 - 22:08

Dy tragjedi e kanë ndodhur të hënën në familjen e Blerim Prokshit nga fshati Hamidi i Komunës së Obiliqit.

Rreth orës 19:00, kanë mbetur pa kulm mbi kokë, pas një zjarri që ka kapluar shtëpinë, pasi ishin kthyer nga vorrimi i një anëtari të familjes, shkruan Gazeta Fjala.

Fqinjët i kanë thënë Gazetës Fjala se Blerimit të hënën i ka vdekur vëllau ndërsa në mbrëmje dyshohet së shtëpinë ia dogji rryma.

Siç merret vesh, kjo familje jeton në kushte të rënda sociale dhe mezi siguron bukën e gojës./Gazeta Fjala/

Image