Detaje të tjera nga vrasja në Gjakovë - ja emrat e të vrarëve

Kronika August 23, 2016 - 18:29

Vëllezerit Valon dhe Ilir Islamaj – të njohur si vëllezërit Madanaj dhe Zef Krasniqi nga fshati Meçe kanë mbetur të vdekur në rrugën “Ismail Qemali” në Gjakovë. Express merr vesh se i dyshuari për vrasje Gjelbrim Gjoshi dhe vëllezërit “Madanaj” kishin pasur një konflikt të mëparshëm.

Sipas informatave që ka Gazeta Express, para një muaji vëllezërit Islamaj “Madanaj” e kishin rrahur Gjelbrim Gjoshin në një hotel në Shkugëz. Konflikti i tyre i mëhershëm dyshohet se e ka qenë motivi i vrasjes së trefishtë.

Valoni dhe vëllai i tij, Iliri, në Gjakovë njihen si persona që kanë shkaktuar shumë probleme kurse i dyshuari për vrasje, Gjoshi ka punuar si sigurim në disa lokale.

Ndërsa viktima e tretë, ZXef Krasniqi është 35 vjeçar dhe është nga fshati meçe. Ai është pronar i një pompe të benzinit dhe dyshohet se nuk ka qenë cak i vrasjes.