Policia konfirmon vrasjen e trefishtë në Gjakovë, jep detaje rreth ngjarjes

Kronika August 23, 2016 - 19:08

Drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Ahmet Hasi në një prononcim të shkurtër përmes telefonit për Klan Kosovën ka konfirmuar vrasjen e trefishtë në rrugën “Ismail Qemaili” në Gjakovë.

Hasi ka thënë se rreth orës 16:00, njësitet policore janë përgjigjur një rasti për të cilin janë njoftuar ndërkohë në vend të ngjarjes kanë gjetur një viktimë që ka mbetur i vdekur në vend si pasojë e plagëve me armë zjarri.

Ndërkohë, sipas tij, dy viktimat tjera kanë ndërruar jetë rrugës për në spital.

Viktima janë dy vëllezërit me inicialet V.I, I.I si dhe viktima e tretë është personi me inicialet Z.K.

Hasi ka shtuar se Policia me të gjitha njësitë relevante është në vend të ngjarjes për të zhvilluar hetimet e nevojshme rreth këtij incidenti të rëndë.

Motivet e kësaj ngjarje të rëndë ende nuk janë zbardhur.