Pas vrasjes së trefishtë në Gjakovë, disa persona shoqërohen në stacionin e policisë

Kronika August 23, 2016 - 20:27

Disa persona janë shoqëruar në polici gjatë procesit të hetimit për vrasjen e trefishtë në qytetin e Gjakovës.

Këtë gjë për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Gjakovës, Lirie Podrimaj.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se personat e vrarë kanë qenë të njohur për policinë.

Por Podrimaj nuk ka dashur të jep informacione të tjera në lidhje me motivin që mund të  ketë pasur dorasi si dhe ka thënë që për momentin i dyshuari kryesor është në arrati.