55-vjeçari shqiptar nuk pranon lidhjen e të bijës, qëllon me thikë dy vëllezër

Kronika August 26, 2016 - 21:32

Xhelozia për vajzën e tij, deri në pikën e mospranimit të lidhjes së saj me një djalë, ka bërë që një 55-vjeçar shqiptar të qëllojë me thikë të dashurin e vajzës dhe vëllain e tij.

Kjo ngjarje ka ndodhur në parkun publik “Regina Margherita” në Fabriano, Itali.

Mbi 55-vjeçarin shqiptar, rezident prej 50 vitesh në Fabriano, rëndon akuza për lëndime të rënda trupore.

Ai nuk arriti të kontrollonte instiktet e tij , çka çoi në plagosjen me thikë të 23-vjeçarit dhe vëllait të tij, dhe këta të fundit me origjinë shqiptare.

Dy të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas mjekëve, duhen 10 ditë për rikuperimin e lëndimeve të marra.