Dy grupe të armatosura, përleshen në parkingun e ETC-së (FOTO&VIDEO)

Kronika August 28, 2016 - 20:11

(I Plotësuar) Shkëmbimi i zjarrit që ka ndodhur rreth orës 19:00 në afërsi të qendrës tregtare ETC në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë, dyshohet e ka ndodhur ndërmjet dy grupeve.

Këtë e konfirmon Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Flora Ahmeti, një nga zyrtaret për media të policisë, konfirmoi për lajmi.net se forcat e rendit janë njoftuar rreth orës 19:00 për të shtëna me armë zjarri që kanë ndodhur në parkingun e kësaj qendre tregtare që ndodhet përgjatë rrugës Prishtinë-Podujevë.

“Rreth orës 19:00 kemi mare informatë për një gjuajtje me armë, në rrugën Prishtinë – Podujevë. Kemi informata se ishin dy grupe”, tha Ahmeti, sipas së cilës, policia është në vendin e ngjarjes dhe më vonë pritet të ketë më shumë informacione në lidhje me rastin.

Image
Image

 

 

-----------------------------------------------

Është raportuara për të shtëna me armë zjarri në njërin nga pikat e rrjetit të qendrës tregtare  ETC.

Sipas informacioneve të fundit bëhet fjalë për qendrën tregtare ETC në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë, raporton RTK.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe tash për tash ende nuk janë dhënë informacione më të hollësishme.