Sulmohet me granatë dore shtëpia e drejtorit të RTK'së

Kronika August 28, 2016 - 23:41

(I Plotësuar)  Është sulmuar me granatë të dorës shtëpia e drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala.

Persona tash për tash e kanë hedhur granatën e dorës në shtëpinë e Shalës në Matiqan.

Policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes duke bërë ekzaminimin e provave.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 22 e 10 minuta, ndërsa nuk ka viktima, bën të ditur RTK.

Ditë më parë, objekti i RTK'së është sulmuar me granatë dore, nga persona ende të panjohur.