Vrasja e dyfishtë tek Parku i Qytetit në Prishtinë – detajet e ngjarjes! (Video)

Kronika August 29, 2016 - 21:57

Gjurmët e gjakut mbetën nga një incident i rëndë që ndodhi të hënën në Prishtinë.

Tek parku i kryeqytetit u vranë dy të rinj.

Ata humbën jetën nga plagët që iu shkaktuan nga arma e zjarrit.

Viktimat Eron Agaj e Arianit Gashi, ndërruan jetë në qendrën Klinike Universitare të Prishtinës. I pari vdiq me të arritur në këtë institucion shëndetësor, ndërsa i dyti rreth orës 16:30.

Këtë e konfirmoi për Klan Kosovën zëdhënësja e policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

Sipas saj policia ka identifikuar një të dyshuar, i cili vazhdon të jetë në arrati.

Njëri nga dëshmitarët thotë se e pa edhe dorasin, por duke dashur t’u ndihmojë viktimave nuk u morr me të.