Policia konfirmon: Vdes 23 vjeçari që u hodh nga tarraca e terminalit

Kronika September 01, 2016 - 20:01

Policia konfirmon ngjarjen e rëndë në Rinas, ku një i ri u hodh nga terminali i aeroportit duke gjetur vdekjen. Përmes një deklarate policia sqaron dinamikën e ngjarjes dhe zbardh identitetin e 23-vjeçarit.
Më poshtë deklarata e plotë:

Sot më datë 01.09.2016, forcat e policisë të Kom.Pol.Rinas janë njoftuar se një person i paidentifikuar ka hypur mbi tarracën e zyrave të kompanive ajrore, dhe prej aty është hedhur duke pësuar dëmtime të rënda dhe si pasojë më pas ka vdekur në spitalin ushtarak.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuiar se personi quhet Juglend Kapllanaj, 23 vjeç, lindur dhe banues Tirane.

Ky shtetas ka ardhur në 15.30 me linjën ajrore Adria Airëays nga Mynihu.

Pasi ka kaluar kontrolloin kufitar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ai është drejtuar tek informacioni i administratës së TIA-s, ku nga deklarimet e para rezulton se ai është shprehur se është Spiderman (protagonist i filmave fantashkencë).

Pas kësaj ky shtetas është konstatuar mbi taracën e zyrave të kompanive ajrore, prej nga ku më pas është hedhur nga një lartësi prej 7-8 m.

Forcat e policisë janë afruar menjëhjerë me marrjen e njoftimit për këtë shtetass por ai nuk ka komunikuar me asnjë por menjëherë është hedhur.

Nga ana jonë është bërë transportimi i menjëhershëm i trupit të personit të dëmtuar për ti dhënë ndihmën e parë, por megjithatë ky shtetas nuk ka arritur ti mbijetoj plagëve të marra, ku ka ndërruar jetë në spitalin ushtarak.

Vazhdon puna hetimore për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes, shkruan Lapsi, përcjellë Klan Kosova.