Durrës: Mbytet një 4 vjeçare në det, zhduket kushërira e saj

Kronika September 03, 2016 - 22:53

Një vajzë katër vjeçare është mbytur gjatë orëve të pasdites së të shtunës në plazhin e Durrësit, ndërsa ishte duke u larë së bashku me kushërirën e saj 18 vjeçare, e cila rezulton e zhdukur që prej orës 19:00, njofton Top Channel.

Mësohet se policia është njoftuar nga shtetasi M.H. 56 vjeç, pasi nuk po gjente mbesat e tij katër dhe 18 vjeçare, të cilat ishin futur në det për t’u larë.

Menjëherë Policia e Durrësit ka nisur kërkimet dhe rreth orës 20:05, në vijën bregdetare, u gjet vajza e mitur me iniciale E.B. 4 vjeçe, e cila ishte mbytur.

Policia është duke vijuar kërkimet për gjetjen e shtetases I.H. 18 vjeçe.