Therje me thikë mes kosovarëve në Gjermani

Kronika September 10, 2016 - 18:50

Të mërkurën e kaluar rreth orës 20.30, një kosovar 44-vjeçar e ka sulmuar një bashkatdhetar të vetin 42-vjeçar, pronar i një restoranti të vogël në „Landsberger Strasse“, në Mynih të Gjermanisë.

Pa kurrfarë paralajmërimi, ai e sulmoi pronarin shqiptar të restorantit, i cili ka qenë duke punuar prapa banakut, i kthyer me shpinë. I dyshuari, një kosovar me profesion montues i papunë, e theri me thikë pronarin e restorantit, duke e goditur në pjesën e prapme të kokës, raportojnë mediat gjermane, njofton “albinfo.ch”

42-vjeçar, pas kësaj arriti të arratisej mbi banak dhe të fshehët në një lokal tjetër në afërsi, ndërsa sulmuesi u ndalua nga vizitorët tjerë të lokalit, duke e penguar që të vazhdojë me sulmin.

Megjithatë, edhe sulmuesi u arratisë dhe u futë në një tjetër lokal. Por, duke u falënderuar dëshmitarëve, pak më vonë policia arriti ta arrestojë atë.

I sulmuari kishte pësuar një dëmtim të rëndë gjakderdhje në kokë dhe ishte shtruar në trajtim në një klinikë spitalore.

Sulmuesi paraprakisht e kishte të ndaluar  nga pronari  vizitën në lokal, pasi shpeshherë i kishte ngacmuar e ofenduar vizitorët tjetër të lokalit, si dhe bashkëshorten e pronarit dhe vetë pronarin.

Pasi ndaj tij tashmë ishin ngritur kallëzime penale, ai ishte zemëruar aq shumë, sa që kishte dashur ta vrasë pronarin e lokalit.

Arma e ftohtë më të cilën është sulmuar viktima duket se është siguruar.

Gjatë ditës së sotme, i dyshuari ka dal para gjykatësit hetues ndaj të cilit është dhënë urdhër arresti  për vepër penale, vrasje në tentativë.