Gazetarët rus u dëbuan nga Kosova dhe u gjobitën

Kronika September 16, 2016 - 19:56

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy nga gazetarët rus janë dëbuar nga Kosova dhe janë gjobitur për arsye se kanë kaluar kufirin për të hyrë në Kosovë, pa dokumente përkatëse.

Policia e Kosovës shtetasve rusë u ka ndaluar hyrjen në Kosovë për 5 vite./ZËRI

Ky është versioni i Policisë së Kosovës dërguar zeri.info

Me datën 15.09.2016  rreth orës 18:30 nga patrulla policore e Stacionit Policor në Rahovec është ndaluar një veturë e tipit Peugeot me targa KS, të cilën e drejtonte një shtetas serb i Kosovës (Z.M.) i lindur me (1972) nga Shtërpca, në veturën e të cilit kanë qenë edhe dy shtetas të huaj të cilët janë prezantuar si gazetarë, njëri i gjinisë mashkullore S.B. i lindur më (1991) në Ukrainë, ndërsa tjetri i gjinisë femrore S.O. e lindur më (1993) në Ukrainë, tani me nënshtetësi të Federatës Ruse.

Policia e Kosovës, respektivisht autoritetet e policisë kufitare nga drejtoria për migrim dhe të huaj ka trajtuar rastin duke ndermarr veprime të menjëhershme sipas procedurave të parapara  dhe ligjeve të aplikueshme në vend. Personat e ndaluar janë derguar në qendrën e mbajtjes për të huaj për të vazhduar me procedura të mëtejme sipas ligjit.

Pas verifikimeve të nevojshme është vërejt se përveç që këta persona nuk kanë vizë të RKS-së, nuk kanë të vendosur  as vulën hyrëse e cila vendoset nga autoritetet tona policore në pikëkalimet kufitare. Përderisa në konsultim me prokurorët kompetent shtetasit në fjalë janë trajtuar në pajtim me  dispozitat e Ligjit për te Huajt për qëndrim të paligjshëm sipas nenit 93   paragrafi 1 pika 1.1. dhe 1.2 si  dhe dispozitave ndëshkimore të parapara në nenin 129 pragrafi 1 pika 1.2.  Pra, të njëjtëve, nga autoritetet kompetente policore të RKS-së iu është shqiptuar gjoba sipas ligjit dhe Urdhër Largimi me Forcë, me ndalesë rihyrjeje prej pesë (5) viteve /ZËRI