Refuzon të kryen marrëdhënie seksuale, rrahet në mënyrë mizore nga i dashuri (Foto me pamje të rënda)

Kronika September 22, 2016 - 22:45

Stefani Littlewood (32) nga Leeds mezi mbijetoi, pasi i dashuri i saj i dehur e kishte rrahur atë në mënyrë më brutale, shkaku ishte se ajo nuk pranoi të ketë marrëdhënie seksuale me të.

Wayne Hoban i kishte thyen nofulla Sfefanit, poashtu edhe disa dhëmbë, pasi e kishte qëlluar egërsisht në fytyrë.

Stefani ka vendosur që këtë disa fotografi të gjendjes së saj të tmerruar t’i shfaqte në Facebook që të tregonte të gjitha lëndimet e shkaktuara nga Wayne. Ai e kishte gjuajtur atë në dysheme dhe e kishte goditur mbi 40-50 herë, transmeton lajmi.net.

“Gjithë natën është sjellë në mënyrë agresive dhe barbare. Kur nuk pranova të bëja seks më të, ai më qëlloj në nofull dhe u largua nga dhoma. Megjithatë, kur ai u kthye, ai më gjuajti më kyçin e këmbës dhe me hodhi nga shtrati, rashë në dysheme, dhe nuk mund të lëvizja më. Ai u ul mbi mua dhe më goditi pa u ndalur një 40-50 herë”, tha Stefani.

Edhe pse kanë kaluar disa muaj, Stefani ende ka njërin sy të nxirë, sepse asaj i ishin këputur kapilarët, dhe dentistë ende nuk i ka rregulluar dhëmbët e saj.

Wayne mori vetëm 16 muaj burg, por ka gjasë t’i rritet dënimi pasi dy muaj ishte në arrati.

ImageImageImageImageImageImageImageImage