Aksidentohet vetura e Policisë në Kamzë, vdes një polic

Kronika September 25, 2016 - 22:09

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor.

Një patrullë e rendit, rreth orës 21:35, është përplasur me një mjet tjetër motorik në afërsi të shkollës “Ibrahim Rugova” në Kamzë.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, 3 policët e lënduar janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por njëri prej tyre nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sakaq kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.