Shoferi më me fat në botë: Të gjithë menduan se kishte vdekur pas këtij aksidenti të tmerrshëm (Video)

Kronika October 12, 2016 - 18:55

Në autostradën që e qytetit rus Soçi ka ndodhur një aksident i tmerrshëm trafiku, pas të cilit dëshmitarët e rastit nuk kanë mundur të besojnë se ka të mbijetuar.

Shoferi i veturës Kia befasisht kishte kthyer veturën majtas duke goditur një veturë tjetër të tipit Renault, e cila nga shtypja e madhe përfundoi duke u rrokullisur disa herë për më shumë se 30 metra, transmeton Telegrafi.

Por në momentin që Renault u ndal përfundoi më rrota lart, derisa shoferi i saj hapë derën dhe largohet nga rruga thuajse nuk ka ndodhur asgjë.

Dhe në atë moment shoferët e veturave tjera që kishin qenë aty, ndalojnë për t’i ndihmuar ta rikthejnë veturën me rrota në tokë.