Ministria e Drejtësisë, për vdekjen e Astrit Deharit: Po kryhen veprimet për sqarimin e rastit

Kronika November 05, 2016 - 20:50

Ministria e Drejtësisë deklaron se është njoftuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës për vdekjen e Astrit Deharit në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Në momentin e marrjes së lajmit, janë aktivizuar të gjithë mekanizmat dhe institucionet relevante për t’u marrë me rastin. Zyrtarët e Shërbimit Korrektues, tashmë po kryejnë veprimet për sqarimin e rastit. Përveç kësaj, me kohë janë njoftuar ekipet e Policisë, ndërkohë ekipi i Mjekësisë ligjore dhe Prokurorisë janë duke punuar për hetimin dhe sqarimin e rastit. Ministria e Drejtësisë i shpreh ngushëllime pjesëtarëve të familjes së të ndjerit A.D, duke ndjerë keqardhje të thellë për rastin tragjik dhe siguron opinionin se do të njoftohet me kohë, posa të merret raporti zyrtar nga organet gjegjëse”, thuhet në një njoftim të kësaj Ministrie.