Kjo është kërkesa e familjes Dehari për Departamentin e Mjekësisë Ligjore

Kronika November 05, 2016 - 21:47

Familja e Deharit ka kërkuar nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore që autopsia e trupit të  Astrit Deharit të mos bëhet në asnjë mënyrë pa prezencën e mjekëve të pavarur dhe neutralë që do të caktohen nga familja.

“Për shkak të deklaratave kontradiktore të dhëna nga Prokuroria e Shtetit, Shërbimi Korrektues dhe Policia e Kosovës, familja Dehari kërkon nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore që autopsia e trupit të djalit tonë Astrit Dehari të mos bëhet në asnjë mënyrë pa prezencën e mjekëve të pavarur dhe neutralë që do të caktohen nga familja”, thuhet në njoftimin e familjes së Deharit.

Më tutje thuhet se, deklarimet institucionale tejet shqetësuese për familjen e Deharit dhe insistojnë që në asnjë mënyrë të mos bëhet autopsia pa prezencën e mjekëve që do të caktohen nga familja.

“Deklarimet institucionale që e cilësojnë si të dyshimtë vdekjen e djalit tonë, si dhe kontradiktat në deklaratat e institucioneve të ndryshme, janë tejet shqetësuese për ne dhe insistojmë që në asnjë mënyrë të mos bëhet autopsia pa prezencën e mjekëve që do të caktohen nga familja”, thuhet në njoftim. /ZERI/