Shkodër: Arrestohen profesorët, merrnin deri në 700 euro për një provim (Video)

Kronika November 21, 2016 - 21:15

Një hetim i Prokurorisë së Shkodrës ka zbuluar se disa shefa departamentesh dhe studentë të Fakultetit Filologjik në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, nëpërmjet disa personave që kryenin rolin e sekserëve, kanë krijuar një skemë korrupsioni në dhënien e provimeve në vlera monetare që varionin nga 200-700 euro për provim.

Prokuroria e Shkodrës nisi hetimet e sinjalizuar nga Policia dhe më pas ka marrë nga gjykata lejen për arrestimin e nëntë personave, mes tyre edhe dy pedagogë.

Të ndaluarit janë zv.Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Rokin Dabërdaku, dhe pedagogu Simon Lufi, gjithashtu shef i Departamentit të Historisë. Që të dy pedagogët akuzohen për korrupsion pasiv.

Me akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm” janë ndaluar Vehbi Bala dhe Ndoc Deda, që Prokuroria thotë se luanin rolin e sekserit mes studentëve dhe pedagogë.

Ndërkohë, për korrupsion pasiv janë ndaluar Brunilda Allushi, Vehbi Allushi, Renato Trushi dhe Arsen Lekaj. Prokuroria e Shkodrës thotë se këta persona bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për të ndihmuar studentë të ndryshëm, në këmbim të parave, që të merrnin provimet – kryesisht në degën e Historisë. /Top Channel/