Tomë Gashi: Vdekja e Deharit ishte e dhunshme, u ngacmua nga një nerv!

Kronika November 22, 2016 - 21:37

Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi ka deklaruar në emisionin Politikë në Tribuna Channel se familja Dehari ka pësuar një shok pas vdekjes së birit të tyre dhe kanë angazhuar avokat në këtë rast. Ai ka përkujtuar se Dehari shkoi në pranga në paraburgim dhe doli nga aty i vdekur në arkivol.

Gashi ka theksuar se vdekja ka qenë e dhunshme sepse me zhiletin që është gjetur nuk ka mundur të kryhet vdekja.

Vdekja është ngacmuar nga një nerv.

Sipas ti, rasti nuk është zbardhur me publikimin e raportit të autopsisë.

Prokurori e ka keqpërdor detyrën e tij, sepse ka thënë se janë kryer hetime, gjë që nuk është e vërtet.

Prokurori, sipas tij,m nuk ka iniciuar  procedurë penale ndaj personave që kanë qenë përgjegjës për ruajtjen e Deharit.

Gashi ka përmendur se në luftë speciale janë përfshirë edhe mediet duke i publikuar pamjet e kamerave/. Gazeta Tribuna