Nesër në Terstenik të Drenasit varrosen dy fëmijët që humben jetën tragjikisht në Serbi

Kronika November 28, 2016 - 21:06

Dy fëmijët e familjes Dvorani nga Tersteniku i Drenasit që humbën jetën tragjikisht para dy ditësh në Serbi, do të varrosen nesër në varrezat e këtij fshati.

Muhameti 8 vjeçar dhe Mendimi 5 vjeçar vdiqën në aksidentin e rëndë në rrugën Suboticë-Novi Sad derisa më babain e tyre po udhëtonin nga Austria për në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Babai i tyre, Astriti, ka mbetur rëndë i lënduar dhe vazhdon të jetë i shtrirë në spital.

Varrimi i dy vogëlushëve do të bëhet nesër në ora 14:00 në fshatin Terstenik.