Shtypet për vdekje i riu shqiptar

Kronika December 05, 2016 - 20:50

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali.

29-vjeçari Bujar Krasnaj është shtypur nga një makinë mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Torino-Frejus, brenda një tuneli.

I riu punonte për shoqërinë “Ok Gol”, koncesionari që merrej me mbarëvajtjen e autostradës.

Ai ishte në orarin e punës kur është goditur nga një automjet i tipit “Audi A6”, raporton tvklan.

Krasnaj ka mbetur i vdekur, ndërsa shoferi i mjetit dhe një tjetër punëtor janë dërguar në spital.

Shoferi i mjetit është nën hetim për vrasje si pasojë e aksidentit rrugor.