Ky është kosovari më i kërkuar nga EUROPOL-i (Foto)

Kronika December 05, 2016 - 22:29

EUROPOL ka publikuar listën e 24 personave më të kërkuar, ku i pari është një shqiptar, i cili shoqërohet edhe nga dy të tjerë bashkëkombës. Bëhet fjalë për Aleks Burrelin, i cili cilësohet si një ndër personat më të kërkuar në botë.

Po ashtu, mes personave të kërkuar është edhe kosovari Himë Lufaj. Lufaj është nga fshati Strellc i Deçanit.

Himë Luftaj akuzohet një tentativë vrasje në Vjenë në 2009, raporton lajmi.net.

Mësohet se gjithçka ka nisur pasi Lufaj nuk iu bind një urdhri për ndalim nga policia, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti më herët.

Në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, Luftaj pasi u ndalua nga postoblloku, qëlloi me thikë disa herë në trup një efektiv policie, duke e plagosur rëndë atë.

Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes. Po ashtu, në 2006 ai dyshohet se ka kryer një tentativë grabitje në një lokal në Vjenë. Për të gjithë ata që kanë informacion, Austria është caktuar një shpërblim prej  10.000 euro.

Sipas EUROPOL-it, Lufaj dyshohet se qëndron në Deçan.

Te dhënat personale:

Mbiemri: Lufaj

Emri: Himë

Data e lindjes: 23.08.1984

Vendi i lindjes: Strellc, Deçan, Republika e Kosovës

Shtetësia: Republika e Kosovës

Përshkrimi i personit: 183 cm i gjatë, truphollë, flokët të zezë

Shenjat karakterizuese: buzët e hapura

I ndjekur që nga: 30.04.2009

Gjykata: Landesgericht Sankt Pölten

Vendqëndrimi i tanishëm: Deçan, Republika e Kosoves

Shpërblimi: Euro 10.000.-

Udhëzim mbi ndihmën në këtë cështje penale:

Përmes postës: Bundeskriminalamt Österreich

SPOC – Single Point of Contact

Josef Holaubek Platz 1

1090 Wien

Austria

Telefon: +43 1 24836/85025 – 85027

FAX: +43 1 24836/85191

EMail: [email protected]

Image

Image