Aksident në qendër të Prishtinës, vetura godet këmbësorin (Foto)

Kronika December 27, 2016 - 20:27

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, para pak minutash.

Rastin e ka konfirmuar edhe Agron Borovci nga Policia e Kosovës, i cili thotë se aksidenti ka ndodhur në segmentin që lidh rrugët “Agim Ramadani” dhe “Tringë Ismaili”, raporton lajmi.net

“Një automjet pjesëmarrës në komunikacion ka goditur një këmbësor. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, përderisa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar me ekzaminimin e vendngjarjes si dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Borovci.

Image