Arrestohen dy shqiptarë në Itali, shpërndanin kokainë në universitet

Kronika January 23, 2017 - 14:36
Policia e Italisë ka arrestuar dy vëllezër shqiptarë në aeroportin e Perugias, të dyshuar për pjesëmarrje në një bandë që merret me shpërndarjen e drogës.

Pas një operacioni të njesive policore italiane, dy vëllezërit shqiptarët janë arrestuar pasi ishin nisur nga Tirana drejt Italisë.

Njëri nga ta ishte i diplomar në Universitetin e Perugias, kurse vëllau i tij punonte si kamarier.

Sipas hetuesisë dyshohet se dy të prangosurit janë përgjegjës për shpërndarjen e kokainës në ambientet universitare.